Liverpool vs Chelsea – statistika dhe gjithçka që duhet të dini

Futboll 14 Gusht 2019 13:51

Sot, të gjithë sytë e botës do të përqendrohen në ‘Vodafone Park’ të Stambollit.

Miliona njerëz do të jenë nën ethet e ndeshjes së Superkupës së Evropës, ku kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve, Liverpooli do të luajë kundër fituesit Ligës së Evropës, Chelsea.

Vendi: Stamboll, Vodafone Park
Koha: 14 Gusht (e mërkure), 21:00

A e dini se…?

Liverpool ishte skuadra e fundit angleze që e fitoi këtë trofe, duke e bërë këtë në vitin 2005 dhe kjo do të jetë paraqitja e tyre e gjashtë – tri fitore dhe dy humbje.

Liverpooli në rast të fitores do të bëhet skuadra e dytë me më së shumti trofe të Superkupës, ku nga pesë i kanë Barcelona dhe Milani.

Inkurajues për Liverpoolin është fakti se është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit të garave të UEFA-s kundër ekipeve të tjera angleze – katër fitore dhe dy barazime.

Chelsea po paraqitet në SuperKupën e tyre të katërt – ku ka një fitore dhe dy humbje.

Chelsea ka pranuar së paku një gol në gjashtë përballjet e fundit me Liverpoolin – dy fitore, tri barazime si dhe një humbje.

Analiza

Liverpooli e filloi sezonin e ri një fitore 4-1 ndaj Norwich Cityt, por tregoi dobësi në fazën e mbrojtjes.

Tani ata kanë humbur edhe portierin e parë, Alisson Beckerin, i cili do të mungojë së paku dy muaj.

Frank Lampard filloi me Chelsean në Premierligë me një humbje 4-0 kundër Manchester Unitedit dhe kjo ndeshje për 41-vjeçarin nuk do të jetë aspak e lehtë.

Chelsea gjithashtu ka pasur dy ditë më pak që të përgatitet për këtë takim.

Chelsea ka humbur vetëm njërën nga gjashtë takimet e tyre të fundit me Liverpoolin, por do të ishte befasi nëse do ta fitonin Superkupën e Evropës pasi që Liverpooli llogaritet si super favorit.