Liverpooli bën gjestin e ulët, nuk pritet aspak mirë nga Atletico Madridi

Futboll 07 Prill 2020 10:08

Liverpool ka bërë një gjest të ulët së fundmi dhe që nuk pritet aspak nga një klub i tillë.

Në sfidën e vlefshme për 1/8-ën e Ligës së Kampionëve që u zhvillua në “Anfield” ndërmjet Liverpoolit e Atletico Madridit, 290 tifozë madrilenë nuk udhëtuan drejt Liverpoolit për shkak të koronavirusit.

Pikërisht për këta 290 tifozë, gjiganti anglez nuk ka pranuar që të rimbursojë biletat. Atletico nga ana e saj ka raportuar se do ta marrë vetë përsipër rimbursimin e tifozëve të saj.

Gjesti nuk është pritur aspak mirë nga “Los Colchoneros”.

Ndoshta eliminimi nga Liga e Kampionëve i ka mërzitur shumë kampionët e Evropës, të cilët pësuan 2:3 në ndeshjen e kthimit.

-->