Liverpooli e barazoi rekordin e madh të Manchester Cityt

Futboll 24 Shkurt 2020 23:15

Skuadra e Liverpoolit ka barazuar një rekord të madh, të vendosur nga Manchester City në Premierligë.

Manchester City në sezonin 2017/18 vendosi rekord të fitoreve rresht në Premierligë, transmeton Insporti

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola arriti që të fitojë 18 ndeshje rresht, në periudhën 26 gusht – 27 dhjetor 2017.

Liverpooli ka shënuar po aq fitore rresht këtë sezon, që prej barazimit 1:1 me Manchester Unitedin në “Old Trafford”.

Që nga ajo ndeshje, në periudhën 27 tetor 2019 e deri më sot, ‘të kuqtë’ kanë shënuar 18 fitore radhazi.

Ndeshja e radhës e Liverpoolit do të jetë në udhëtim, të shtunën te Watfordi, ku do të mudn të vendos rekord të ri në futbollin anglez – 19 fitore rresht të regjistruara. /Insporti.com/

-->