Liverpooli e fitoi Superkupën – ky veprim i Shaqirit është befasues

Futboll 15 Gusht 2019 14:40

Xherdan Shaqiri është ‘heshtur’ pas triumfit të Liverpoolit në Superkupën e Evropës.

Në ndeshjen e Superkupës që u zhvillua ndërmjet Liverpoolit e Chelseat në Stamboll, Shaqiri e shikoi të gjithë takimin nga banka rezervë, shkruan Insporti

Përkundër se trajneri Jurgen Klopp i bëri katër zëvendësime, vend për Shaqirin nuk pati.

Kjo mund të bëjë që 27-vjeçari të hidhet në kërkim të ndonjë skuadre tjetër, pasi që nuk duket se bën pjesë në planet e Jurgen Kloppit, as nga banka rezervë.

Edhe në ndeshjen e xhiros së parë të Premierligës, ndaj Norwich Cityt, nuk pati fare minuta për ish-lojtarin e Interit e Bayern Munichut.

Sinjal që Shaqiri mund të largohet dhe nuk është i lumtur me situatën te klubi, mund të jetë edhe fakti se ai nuk ka bërë asnjë postim në rrjete sociale që prej para ndeshjes, rreth 20 orë më parë, ku paralajmëroi se ishin të gatshëm për ndeshje.

Për dallim prej herëve të tjera, kur Shaqiri është ndër të parët që reagon kur Liverpooli fiton ndonjë titull, ai kësaj radhe nuk ka postuar ndonjë foto me trofe, apo ndonjë mesazh urimi.

Mediat në Zvicër javën e kaluar kanë raportuar se dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve është kërkuar nga skuadra e Monacos. /Insporti.com/