Liverpooli e mposht me lehtësi Arsenalin

Futboll 24 Gusht 2019 20:31

Liverpooli ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Premierligës.

“The Reds” kanë arritur të fitojnë derbin e javës ndaj Topçinjve, të cilët i ka mposhtur pa shumë vështirësi në Anfield.

Goli i vetëm në pjesën e parë erdhi në minutën e 41-të me anë të Joel Matip, i cili shënoi për 1-0.

Ishte ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili shënoi nga pika e bardhë për 2-0 në minutën e 49-të, ndërsa në të 59-tin arriti të shënojë një gol të bukur për 3-0.

Mesfushori Lucas Torreira, shënoi në minutën e 85-të për 3-1 duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e parë me nëntë pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Arsenali renditet i dyti me gjashtë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds udhëtojnë te Burnley, ndërsa Topçinjtë i presin rivalët lokal të Tottenham Hotspur.