Liverpooli fiton – duhet ta shikoni çka bëri Salah

Futboll 02 Janar 2020 22:52

Lideri i tabelës në Premier League, ekipi i Liverpoolit e ka nisur mbarë viitn 2020 duke shënuar fitore të lehtë ndaj Sheffield United me rezultat 2:0.

Kampioni aktual i Evropës, që kërkon titullin e parë në Angli pas gati tri dekadave kaloi në epërsi pas vetëm 4 minutave, kur Mo Salah, e përfundoi me saktësi një aksion të shkëlqyeshëm të bashkë lojtarëve të tij.

GOAL (Mohamed Salah) Liverpool 1 – 0 Sheffield United from r/Soccer_Goal

Shënimi i egjiptianit, i mundësoi Liverpoolit që ta hapë lojën me komoditet dhe ta kontrollojë atë më sukses.

Golin e dytë në ndeshje për vendësit e shënoi Sadio Mane, pasi Salah asistoi për të, duke konfirmuar se ekipi i tij fiton edhe tri pikë të vlefshme, për të qëndruar në pozitën e parë në tabelë në mënyrë komode, raporton Insporti.

Kujtojmë se Liverpooli tani ka 58 pikë dhe është 13 pikë në epërsi ne Manchester Cityn, duke pasur edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Insporti raporton se ekipi i Kloppit tani ka një vit kalendarik pa humbje, kurse kjo ishte fitorja e 11-të me radhë.

-->