Liverpooli fiton në debutimin e Shaqirit – shikoni golat

Futboll 12 Gusht 2018 16:25

Ekipi i Liverpooli e ka nisur me sukses sezonin e ri në Premier League duke shënuar fitore bindëse ndaj West Hamit me rezultat 4:0.

Për Liverpoolin, golin e parë e shënoi Mo Salah në minutën e 19-të të ndeshjes pasi përfundoi nga afërsia një aksion shumë të mirë të vendësve dhe konkretizoi asistimin e Robertsit.

Në fund të pjesës së parë, reprezentuesi i Senegalit Sadio Mane shënoi golin e dytë për Liverpoolin, duke i mundësuar ekipit të Jurgen Kloppit pushim shumë më të qetë ndërmjet dy pjesëve.

Shfaqjen e tij shumë të mirë në këtë ndeshje Mane e kurorëzoi duke shënuar goli netoj të dytë, e të tretin për Liverpoolin dhe duke i siguruar fitoren ekipit të tij.

Xherdan Shaqiri hyri në lojë pikërisht për të zëvendësuar golashënuesin e dyfishtë, rreth 10 minuta para fundit të ndeshjes, duke debutuar për kampionin e shumëfishtë të Anglisë në ndeshje të Premier League.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Daniel Sturridge, i cili shënoi në prekjen e tij të parë të topit, vetëm disa sekonda pasi hyri në lojë si zëvendësuar i golashënuesit të parë të ndeshjes Mo Salah.

-->