Liverpooli jashtë Championsit – Atletico Madridi eliminon kampionin e Evropës

Futboll 11 Mars 2020 23:34

Liverpooli është eliminuar nga Liga e Kampionëve, nga Atletico Madridi në “Anfield”.

Skuadra kampione e Evropës, Liverpooli është eliminuar nga Atletico me rezultat të përgjithshëm 4:2, transmeton Insporti

Me fitoren minimale të Atletico Madridit kishte përfunduar takimi i parë i 1/8-ës së finales së Championsit, në “Wanda Metropolitano”.

Në ndeshjen e kthimit në “Anfield”, 90 minutat e rregullt përfunduan me epërsinë 1:0 të Liverpoolit, pas golit të Wijnaldumit.

Ndeshja shkoi në vazhdime, aty ku Roberto Firmino shënoi për të dyfishuar epërsinë në 2:0, në minutën e 94′.

Por, Atletico reagoi shpejt me dy gola nga zëvendësuesi Marcos Llorente, që u fut në lojë në minutën e 56-të në vendin e Diego Costas.

Mesfushori 25-vjeçar shënoi dy herë, në minutat 97′ dhe 105′, për të barazuar në 2:2 rezultatin.

Për rezultatin përfundimtar 3:2 dhe fitoren e Atletico Madridit edhe në ndeshjen e dytë, realizoi Alvaro Morata në minutën e fundit të vazhdimeve. /Insporti.com/

-->