Liverpooli ka marr një super lajm (VIDEO)

Futboll 10 Shkurt 2020 15:41

Sadio Mane është rikthyer në stërvitje më ekipin pasi ka lënë pas dëmtimin në muskuj.

Senegalezi u dëmtua në ndeshjen ndaj Wolves 18 ditë më parë.

Mane humbi ndeshjet në Premierligë kundër West Ham dhe Southampton plus ndeshjen e FA Cup kundër Shrewsbury.

Mane dhe James Milner, i cili gjithashtu është duke u rikuperuar nga një dëmtim i muskujve, morën pjesë në seancë, e cila u përcjell nga presidenti Tom Werner.

Lojtarët e skuadrës së parë të Liverpoolit kanë pasur një pushim tetë ditësh pas fitores së tyre 4-0 ndaj Southampton në 1 shkurt.

-->