Liverpooli ka rivalitetin e dy klubeve tjera për transferimin e Thiago Alcantaras

Futboll 11 Korrik 2020 13:59

Liverpool do të përballën me konkurrencën e Manchester Cityt dhe Liverpoolit në garën për të nënshkruar me yllin e Bayern Munich, Thiago Alcantara këtë verë.

TuttoJuve raporton se gjigantët e Serie A po konsiderojnë një ofertë për mesfushorin të cilit i përfundon kontrata verën e ardhshme.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili ka punuar me reprezentuesin e Spanjës te Barcelona dhe Bayern, është gjithashtu i gatshëm të bëjë një lëvizje.

Thiago që shihet si një nga mesfushorët më të mirë në botë, është i prirë për një transferim në Angli, dhe Liverpool që sapo janë kurorëzuar me titull, po shikojnë mundësinë e transferimit të tij.

Por beteja për nënshkrimin e tij, duket se ka filluar të bëhet edhe më interesante, me Bayern Munich që do të tentojë të fitojë sa më shumë nga shitja e tij.

-->