Liverpooli ‘kampion’, Tottenham e fundit
Futboll
05 Gusht 2018
22:28

Premierliga angleze edhe në këtë edicion pritet me shumë interes nga tifozët e futbollit në mbarë botës, raporton Insporti.
Kur kanë mbetur edhe katër ditë deri në mbylljet të afatit kalimtar, shumica e skuadrave deri diku e kanë mbyllur çështjen e transfereve.
Liverpooli në këtë afat kalimtar është ‘kampion’ me shpenzime prej 155 milionë funteve ndërkohë që West Ham United ndodhet e dyta me 58 milionë.
E vetmja skuadër që nuk ka shpenzuar asnjë cent është ajo e Tottenhamit.
Më poshtë e keni pasqyrën e shpenzimeve të deritashme për të gjitha skuadrat e Premierligës. /Insporti.com/