Liverpooli me lehtësi mposht Leicesterin

Futboll 22 Nëntor 2020 22:17

Liverpooli ka vazhduar me rezultate pozitive në kuadër të kampionatit elitar anglez, Premierligë.

Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp ka qenë sonte nikoqire e Leicester Cityt.

Kampioni në fuqi i Anglisë i ka mposhtur “Dhelprat” me rezultat bindës, 3:0.

Autogoli i Evans (’21), golat e Diogo Jotas (’41) dhe Roberto Firminos (’86) ia dhuruan fitoren Liverpoolit.

Me këtë fitore, Liverpooli ngritet në vendin e dytë në tabelë me 20 pikë të tubuara, aq sa ka lideri, Tottenhami.

Kurse, Leicester City bie në vendin e katërt me 18 sosh.

-->