Liverpooli merr vendimin përfundimtar për Shaqirin, ja kush e thotë

Futboll 21 Maj 2020 08:54

Zgjedhja e parë për sulmin e Liverpoolit është Timo Werner, dhe transferimi në fjalë mund të realizohet me largimin e disa futbollistëve.

RB Leipzig kërkon 52 milionë funte dhe Liverpooli mund të gjenerojë fonde nga shitja e disa futbollistëve shkaku i krizës që ka kapluar klubin për arsye të koronavirusit, shkruan mediumi serb Telegraf.rs.

Sipas mediumit serb, Liverpooli mund ta shesë futbollistin nga Kosova, Xherdan Shaqiri për 30 milionë euro dhe është duke u konsideruar largimi i Marko Grujic dhe Harry Wilson.

Grujic ka bërë paraqitje të mira te Hertha, derisa Wilson luan në Bournemouth, kështu që Liverpooli mund të gjenerojë të hyra nga shitja e tyre

Ndryshe, për Shaqirin interesim kanë shprehur disa klube përfshirë Galatasarayn dhe Sevillan.

-->