Liverpooli njoftohet me humbjen e parë në Premierligë dhe atë nga vendi i parafundit

Futboll 29 Shkurt 2020 20:32

Liverpooli është njoftuar me humbjen e parë sezonale në Premierligë dhe atë nga vendi i parafundit e që është Watfordi.

Skuadra e Klopp u turpërua me rezultatin 3:0 si mysafir.

Watford gjeti golin e parë në këtë ndeshje me anë të Ismaila Sarr, i cili mposhti Alisson Becker në minutën e 54’.

Gjashtë minuta më vonë, Sarr shënoi edhe golin e dytë personal, duke dyfishuar epërsinë e nikoqirëve.

Troy Deeney vulosi fitoren e Watford, duke shënuar për rezultatin 3:0.

Me këtë humbje, Liverpool ka mbetur pa thyer rekordin e Arsenal për 49 ndeshje radhazi pa humbje në Premierligë (45 të regjistruara).

-->