Liverpooli theu këtë “traditë” 25 vjeçare

Futboll 18 Shtator 2019 17:44

Liverpooli u largua kokulur nga “Sao Paolo” pasi u mposht nga Napoli me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi nuk e filluan në mënyrën më të mirë mbrojtjen e titullit dhe tashmë janë një hap mbrapa në rrugën për kreun e tabelës.

Kështu “Reds” bëhen skuadra e parë pas 25 vitesh, që pasi kishin fituar titullin në sezonin paraprak debutojnë me humbje në edicionin e ri.

E fundit që ishte mposhtur në ndeshjen e parë si kampion ishte Milani në vitin 1994.

“Rosonerët” pasi ishin shpallur kampion kundër Barcelonës, duke i mposhtur me rezultatin më të thellë ndonjëherë në një finale të Ligës së Kampionëve, 4-0, ndërsa u mposhtën në sezonin e ri nga Ajax 2-0.

Që atëherë, kampionët ose kishin fituar ose kanë barazuar në edicionin e ri.