Liverpooli u mposht pas penalltive, shikoni çka bëri Shaqiri nga 11 metra

Futboll 04 Gusht 2019 18:20

Goli i Xherdan Shaqirit nuk i ka mjaftuar Liverpoolit, pasi është mposhtur pas penalltive.

City e ka mundur Liverpoolin për ta fituar trofeun e Community Shield, të parin për këtë sezon, shkruan Insporti

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras, 1-1, teksa me të përfunduar 90 minutat ndeshja e Superkupës shkoi direkt në penallti.

Shaqiri ishte i pari që ekzekutoi penalltinë, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë. Futbollisti kosovar ishte inkuadruar në lojë në minutën e 79-të të takimit, në vendin e Roberto Firminos.

Sidoqoftë, Liverpooli në fund u mund me rezultatin 5-4, pasi i kushtoi huqja e penalltisë nga Georginio Wijnaldum. /Insporti.com/