Liverpoolit i duhen edhe 27 pikë për t’u shpallur kampion
Futboll
25 Janar 2020
14:23

Liverpool janë në rrugë të mbarë për ta fituar titullin e parë në Premier Ligë, shkruan Insporti.com.
Ata janë 16 pikë përpara vendit të dytë që mbahet nga Manchester City, dhe kanë një lojë më pak të zhvilluar.
Liverpoolit i duhen edhe 27 pikë nga 15 xhirot e mbetura për t’u shpallur matematikisht kampion – që nënkupton nëntë fitore.
Nëse Liverpooli dhe City fitojnë të gjitha ndeshjet e ardhshme, loja që e shpall Liverpoolin kampion do jetë pikërisht ajo ndaj Manchester City-it në Etihad. /Insporti.com/