Llapashtica befason me deklaratën e tij pas humbjes

Futboll 13 Qershor 2020 20:21

Vushtrria pësoi humbjen e radhës në Superligën e Kosovës me rezultat 0:2 në shtëpi nga Prishtina.

Pas ndeshjes, trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica për mikrofonin e SuperSport Kosova deklaroi se futbollistët e tij nuk do të dorëzohen deri në fund për luftën e mbijetesës, shkruan Insporti.com.

“Realisht Prishtina këtë edicion është më e mirë sesa edicionin e kaluar. E kemi ditur që kemi punë me një ekip të fortë dhe me një bankë po ashtu të fortë. Tentuam me forcat tona, por që nuk ia dolëm ta shënojmë. Gjithsesi, djemtë nuk i kanë humbur shpresat, padyshim sot e kishim Prishtinën për kundërshtar, por nuk dorëzohemi deri në fund”, deklaroi Llapashtica.

Dy golat e fitores i shënoi sulmuesi Otto John në fillim të pjesës së parë për të mbyllur çështjen e fituesit.

Prishtina me këtë fitore renditet në pozitën e parë me 47 pikë, së paku deri nesër kur Drita zhvillon ndeshjen ndaj Trepçës ’89.

Ndërsa, Vushtrria renditet në pozitën e 11 me 16 pikë pas 24 xhiro të zhvilluara.

-->