Llapashtica: Me kryetarin Kajtazi do të rikthehemi në Superligë

KF Vushtrria nga sezoni i ardhshëm do të bëj gara në Ligën e Parë. Vushtrria nuk arriti të siguronte mbijetesën në Superligë pas një sezoni të stërzgjatur, për shkak edhe të pandemisë “Covid19”, shkruan Insporti.com.
Ish kampioni i Kosovës sezonin që shkoi e nisi me trajnerin Bekim Shotani, por ai qëndroi vetëm për tre javë.
Zëvendësuesi i Shotanit, ishte një trajner italian, Antonio Toma. Toma tentoi të bënte disa ndryshime në skuadër duke përdorur futbollistë të rinj por që i kushtuan me pikë e humbej të ndeshjeve.

Kryetari i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi bëri një vendim të guxishëm dhe të duhur duke ia besuar skuadrën, ish futbollistit të njohur Fitim Llapashtica.
Në një intervistë për Insportin, Llapashtica flet për sezonin që shkoi dhe të ardhmen e tij me ish kampionin e Kosovës.
Llapashtica tregoi guxim dhe karatker me pranimin e detyrës, edhe pse skuadra ishte në pozitë tejet të vështirë. Ai arriti të ndërtonte një lojë të bukur me futbollistë të rinj, pasi në afatin kalimtar shumë futbollistë nga Vushtrria u larguan.
Vushtrria e përfundoi sezonin në pozitën e 11-të 21 pikë.
Sezoni 2019/20 – E vërtetë që mora klubin në gjendje të rëndë, ishte faza e parë e kampionatit dhe ndryshimi i trajnerëve ka bërë të vetën. Nga ekipi që kisha u mundova të nxjerrë më të mirën, kemi zhvilluar ndeshje të bukura, ndeshjet që i humbën ishin me detaje të vogla me rezultat minimal por me lojë ishim më të mirë. Arritëm fitore të mëdha kundër Ferizajt, Llapit dhe Ballkanit që në atë kohë ishte kampion vjeshtor, duke mos harruar edhe ndeshjet në Digitalb Kupën e Kosovës si mysafirë ku eliminuam Flamurtarin dhe Trepçën ’89.
Mbështetja e kryetarit Kajtazi – Jam i kënaqur edhe me presidentin e klubit, Bajrush Kajtazin dhe kryesinë e tij të cilët kanë bërë më të mirën për ne. Kajtazi na ka qëndruar gjithnjë afër, duke u kujdesur në detaje. Unë me Vushtrrinë jam që një vit dhe në çdo situatë ai na ka qëndruar afër. Ne si klub në verë kemi zhvilluar fazën përgatitore jashtë vendit, duke ditur se ka një kosto të madhe. Gjatë ndeshjeve të Superligës kemi qëndruar në karantinë në hotel Amazona, 3 apo 4 ditë para ndeshjeve dhe arriti të bëjë premi për fitoret në vlerën e rrogës të futbollistëve. Falënderoj edhe tifozët “Forca” që në çdo moment na kanë mbështetur.
Objektivat e sezonit të ri – Planet e klubit janë të ruajmë boshtin e skuadrës dhe të bëjmë disa përforcime në pozita të caktuara, do të transferojmë futbollistë me përvojë duke ditur se ne kemi disa futbollistë të rinj në moshë, kështu që eksperienca e tyre do të na ndihmojë.Gjithashtu do të përfshijmë dhe futbollistë të ri që do të stërvitën me ekipin e parë dhe do mund të luajnë me juniorët dhe do t’i përgatitim për të ardhmen e afërt.
