Llapi e mposht Gjilanin, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Futboll 16 Mars 2022 15:00

Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Llapi ka kaluar në gjysmëfinalë të Kupës së Kosovës, pasi e mposhti me rezultat 2:0 Gjilanin e Ismet Munishit.

Kur po zhvilloheshin thuajse minutat e fundit të ndeshjes, më saktë në minutën e 85’të, Llapi realizoi për 1:0 me anë të Fazliut.

Për të shënuar pastaj golin e dytë Firmino, i cili dështoi të realizontë nga penalltia.

Me këtë humbje merr fund edhe ecuria e Gjilanit prej 22 ndeshjeve pa humbje.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

-->