Llapi fiton në miqësore ndaj Partizanit B

Futboll 22 Janar 2020 18:02

Llapi ka fituar 3-1 sfidën ndaj ekipit të dytë të Partizanit nga Tirana. Golen e parë të takimit e shënoj ish futbollisti i Laçit dhe Kastriotit Ersil Ymeraj, i transferuar këtë afat kalimtar në Llap.
Fitoren e vulosën golat e Arbnor Ramadanit dhe Mentor Zhdrellës.

Kujtojmë që Llapi është duke zhvilluar fazën përgatitore në Shqipëri./Insporti.com/

-->