Kupa e Kosovës/ Llapi – Gjilani, formacionet zyrtare

Futboll 16 Mars 2022 12:28

Llapi dhe Gjilani do të përballen në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Llapajnët nuk është se po kalojnë nëpër një formë të mirë në BKT Superligën e Kosovës, pasi në tre takimet e fundit kanë dy barazime dhe një humbje.

Për një nuancë më mirë qëndron Gjilani, pasi në tre përballjet e fundit, ka marrë një fitore dhe dy barazime.

Por, si vendas – Llapi është vështirë për t’u mposhtur dhe do të jetë një ndeshje tejet interesante për t’u parë.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Idrizi, Veliu, Emini, Ramadani, Selmani, Maliqi, Krasniqi, Shillova, Shabani, Neto.

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Useini, Prekzai, Halili, Dabiqaj, Musolli, Torassa, Progni, Kelmendi, Blerim Krasniqi. 

-->