Llapi i ‘çmendur’ në pjesën e dytë – shënon pesë gola brenda 20 minutave

Futboll 25 Nëntor 2021 14:38

Drenica dhe Llapi po luajnë momentalisht në kuadër të xhiros së 15-të në elitën e futbollit kosovar.

Në takimin që po zhvillohet në stadiumin e qytetit ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj, skuadra e Llapit e ka realizuar edhe golin e pestë në pjesën e dytë.

Golin e pestë për llapjanët e ka realizuar Bujar Idrizi, i cili shënoi në minutën e 68’ për rezultatin 1-5.

-->