Llapi me vizitë speciale nga Zvicra para derbit me Feronikelin

Futboll 23 Shkurt 2019 08:50

Llapi të dielën do ta zhvillojë derbin e xhiros 19 të Ipko Superligës ndaj Feronikelit në Drenas.

Llapjanët janë në garë për titull dhe në rast fitores atëherë do të jenë vetëm një pikë larg vendit të parë (38 pikë), e që është pikërisht kundërshtari i kësaj jave, Feronikeli, me 42 pikë.

Futbollistët e Llapit në stërvitjen fundit janë vizituar nga kryetari i klubit, Beqir Batatina, i cili ka udhëtuar nga Zivrca, për t’iu dhënë mbështetjen e tij para këtij ballafaqimi.

 

Ai ishte i pranishëm në stërvitjen e skuadrës në Merdar.

Feronikeli – Llapi ndeshen të dielën prej orës 13:00. /Insporti.com

-->