Llapi mposht Ballkanin në Merdare

Futboll 21 Nëntor 2021 14:24

Llapi dhe Ballkani e mbyllën xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës.

Takimi i zhvilluar në Stadiumin në Merdare përfundoi me rezultat 4-1.

Pjesa e parë nuk solli gola, derisa e dyta solli spektakël

Kur po zhvillohej minuta e 61’të e ndeshjes, skuadra e Ballkanit arriti të kalojë në epërsi ndaj Llapit me golin e Nazmi Gripshi.

Pas 10 minutave, (61′)Llapi u kundërpërgjigj me gol. Rezultatin e barazoi Alef Firmino.

Llapi shënoi 3 minuta më vonë (74′) dy gola. Për 2:1 realizoi përsëri Firmino, teksa për 3:1 shënoi Sadriu (77′).

Për ta bërë rezultatin sa më bindës u përkujdes Kushtrim Shabani (86′), i cili shënoi pë 4:1.

Pas kësaj fitoreje, Llapi ngjitet në pozitën e 4’të me 21 pikë, derisa Ballkani pozicionohet në pozitën e tretë me 24 pikë.

Kujtojmë se, në ndeshjen e parë të zhvilluar në Suharekë mes këtyre dy skuadrave, Ballkani kishte triumfuar me rezultat 2-0.

/Insporti.com

-->