Llapi reagon ashpër ndaj FFK-së

Futboll 06 Nëntor 2019 16:42

Llapi ka arritur të bëhet skuadra e parë e Superligës që ka marrë pikë në Therandë, ndaj Ballkanit.

Gjatë ditës është zhvilluar derbi i xhiros së 14-të ndërmjet Ballkanit dhe Llapit, që përfundoi me rezultat baras 1:1.

Llapi shënoi edhe golin e dytë nëpërmjet Sebino Plaku, por që iu anulo nga gjyqtarët për shkak të pozitës jashtë loje.

Pas përfundimit të ndeshjes, klubi llapjan ka reaguar në rrjetin social Facbook, duke kërkuar sqarime nga Federata e Futbollit të Kosovës. /Insporti.com/

Më poshtë reagimi i Llapit:

“Vazhdon avazi i vjetër i krimit dhe masakrimit ndaj KF LLAPIT” Sot është zhvilluar ndeshja mes Ballkanit dhe KF Llapit. Ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Mirëpo, gjatë pjesës së dytë të kësaj ndeshje, Llapi arriti të realizojë edhe golin e dytë, gol i cili u cilësua si i parregullt nga gjyqtari anësor, Gzim Mehmeti. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi llapjan kërkon reagimin e FFK-së për këtë ngjarje. “FFK ku jeni? Vazhdon avazi i vjetër i krimit dhe masakrimit ndaj KF LLAPIT”, thuhet në postimit e klubit Klubi ka akuzuar ashpër edhe gjyqtarin në fjalë. “I lartë cekuri pasi sheh që topi hyn në rrjetë, futbollistët dhe stafi në bankinë gëzohet, e anulon golin e pastërt, gol që nuk kishte lidhje me pozitë jashtë loje”, thuhet më tej në postim.

FFK ku jeni? Vazhdon avazi i vjetër i krimit dhe masakrimit ndaj KF LLAPITShikojeni se si i anulohet Llapit goli i pastërt i shënuar nga Sebino Plaku (Video)Suharekë, 6 nëntor 2019 – Pamjet në këtë video pasqyrojnë qartë se si gjyqtari anësor, Gzim Mehmeti e 'masakroi' Llapin me këtë gol të anuluar.I lartë cekuri pasi sheh që topi hyn në rrjetë pas 20 sekondave, futbollistët dhe stafi në bankinë gëzohet, e anulon golin e pastërt, gol që nuk kishte lidhje me pozitë jashtë loje.Është gjynah se si po humbet mundi i donatorëve dhe djersa e futbollistëve në fushë, kur FFK delegon gjyqtarët e këtij rangu si Gzim Mehmeti me këso tendenca të qarta po na dëmtojnë qëllimisht dhe po na pengojnë në rrugën tonë drejt kreut të tabelës.

Gepostet von K.F. Llapi am Mittwoch, 6. November 2019

-->