Mbyllet pjesa e parë e takimit Llapi – Ulpiana
Futboll
13 Shkurt 2022
13:32

Llapi u rikthye sot në ‘Zahir Pajaziti’ pas tetë muajve mungesë, shkruan Insporti.
Teksa po rinovohej stadiumi, skuadra e Batatinës i zhvilloi ndeshjet në Merdare.
Në ndeshjen e parë të edicionit pranveror në BKT Superligën e Kosovës, Llapi priti Ulpianën, ndaj së cilës po barazon pa gola 0-0 edhe pas pjesës së parë.
Skuadra e Tahir Batatinës synon tri pikët, pasi do ta mbanin në garë për titullin e kampionit duke ngushtuar diferencën me liderin Dritën në vetëm pesë pikë.
Insporti do të iu mbaj të informuar lidhur me rezultatin.