Llapi sulmon rëndë Federatën

Llapi ka sulmuar rëndë Federatën e Futbollit të Kosovës, pas fitores kundër Prishtinës në kuadër të Superligës, të shtunën.
Klubi ka postuar një komunikatë në Facebook ku ka akuzuar Federatën e Futbollit të Kosovës, se i kishte ofruar 38,000 euro Prishtinës për të fituar ndeshjen, shkruan Insporti.
Ky është postimi i plotë i Llapit:
Sot nuk e kemi mposhtur vetëm Prishtinën por edhe Federatën e Futbollit të Kosovës e cila i ka dhënë premio 38000 euro për ta mposhtur Llapin.
Të premten, një ditë para ndeshjes Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i pagoi FC Prishtinës premio në vlerë 38000€.
Kjo nuk ndodh askund në botë, kjo është për hetuesi!!!
Shtrohet pyetja për Komitetin ekzekutiv a ka raste tjera kur ndodh e njëjta gjë dhe apo ndodhin këto ndodhi me leje të tyre? /Insporti/