Llapi transferon mbrojtësin boshnjak

KF Llapi ka vazhduar me transferime të reja për sezonin e ardhshëm, shkruan Insporti.com.
Skuadra llapjane ka prezantuar futbollistin boshnjak, Senad Husic si transferi më i ri i skuadrës.
Husic është mbrojtës i majtë dhe sot është prezantuar nga trajneri Tahir Batatina.
Ish-futbollisti i IFK Amalit ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me klubin llapjan.
Ky është njoftimi i plotë i Llapit:
Zyrtare: Senad Husic përforcon Llapin
Podujevë, 16 korrik 2019 – Mbrojtësi i majtë, Senad Husic është futbollisti më i ri i Llapit. Ai vjen nga IFK Åmål dhe ka arritur marrëveshje 1 vjeçare me klubin.
Senad Husic, 29 vjeç, i lindur më 12.04.1990 në Kalesija. Është mbrojtës i majtë me origjinë boshnjake. E ka nisur tek Bosna Kalesija, ku ka kaluar tek Zvijezda G, ku më pas u transferua në Divisionin e Hungarisë tek skuadra e Diósgyër.
Në Premier Ligën e Bosnie-Hercegovinës ka 91 paraqitje, në Ligën e Hungarisë numëron 40 paraqitje, kurse ka edhe 5 ndeshje të luajtura në kualifikimet e Evropa Ligës.
Mirësevjen SENAD HUSIC!
Vazhdojmë…
Gepostet von K.F. Llapi am Dienstag, 16. Juli 2019