Llapi triumfon ndaj Ulpianës

Futboll 13 Shkurt 2022 15:33

Llapi ka shënuar fitore të madhe, është gjithnjë e më afër kreut të tabelës në elitën e futbollit të Kosovës.

Fituesi i Kupës së Kosovës e mposhti me rezultat 2:0 Ulpianën nga Lipjani, në ndeshjen që u zhvillua sot në fushën e inauguruar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 

Golat u shënuan në pjesën e dytë. Në minutën e 54-të, Alban Shillova me kokë ka shënuar për epërsinë 1:0. 

Çlirim Avdulli shënoi autogol për 2:0.

Duhet theksuar se në minutën e 76-të, Selimi i Ulpianës, goditi tërthorësen e Llapit.

Llapi është në vend të katërt me 32 pikë, ka pesë me pak se lideri Drita dhe Ulpiana është në të nëntin me 18 sosh.

-->