Llapi vazhdon stërvitjet, pret që kampionati të nisë në fundjavë

Futboll 15 Shtator 2020 23:18

Edicioni i ri i kampionatit të Kosovës në futboll pritet të nisë këtë fundjavë që vjen, edhe pse ende zyrtarizmi mungon,.

Skuadra kosovare tashmë janë në vlugun e përgatitjeve me shpresë së garat do të nisin, por që është e çuditshme që ato ende nuk e kanë një datë të sigurt se kur mund të nisin.

Llapi përmes një njoftimi në “Facebook” ka thënë se skuadra po stërvitet mirë, me shpresë se garat do të nisin në fundjavë.

Njoftimi i Llapit:

Skuadra vazhdon stërvitjet dhe pret që kampionati të nis në fundjavë

Skuadra po vazhdon me ecurinë e përgatitjeve sipas planprogramit të paraparë nga shtabi teknik dhe sot është stërvitur në fushën me bari natyral të stadiumit në Merdarë.

Skuadra është në gjendje të mirë fizike dhe maksimalisht e përgaditur për nisjen e kampionatit, përveç futbollistit Liridon Leci i cili në ndeshjen kontrolluese ndaj Skënderbeut ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë dhe pas rezonancës së bërë sot, Leci duhet t’i nënshtrohet operimit.

-->