Llumnica: Afati kalimtar i janarit ka qenë i varfër nga cilësia për klubet e Superligës

Futboll 04 Shkurt 2020 18:23

Analisiti Ardian Llumnica mendon se afati kalimtar i janarit ka qenë i varfër nga cilësia për klubet e Superligës së Kosovës. Llumnica për Insportin deklaron se afati kalimtar i janarit që shkoi nuk dalloi shumë nga të kaluarit.

Llumnica thotë se Prishtina dhe Ballkani kanë bërë transferimet më të qëlluara, duke kthyer në Superligë sulmuesit si Oto John dhe Mirlind Daku.  Analisiti i Superligës mendon se më shumë vetëm flitet se transferimet gjatë janarit janë cilësor, se sa që janë në të vërtetë. “Kjo merkato nuk është që dallon shumë nga merkatot e kaluara të janarit, kur e them këtë e mendoj edhe në cilësi por edhe ne sasi. Si afat kalimtar është i varfër në kuptimin  se çfarë ofron tregu kosovarë në dimër dhe kryesisht ka pas lëvizje nga klubi ne klub brenda Superligës, por kanë qenë të pa shmangshme edhe prurjet nga jashtë e që “flitet”  që janë cilësore .Këtu në mendje e kam përforcimin e Prishtinës,  Oto John dhe atë të Ballkanit Mirlind Dakun, futbollistë të dëshmuar më herët në Superligën tonë”.

Sa i përket fazës përgatitore që një pjesë e madhe e klubeve të Superligës e kanë zhvilluar në Turqi, Llumnica thotë se klubet që kanë qenë në Turqi, nuk duhet të kanë problemet elementare, siç janë mungesa e vendeve për gazetarët, tualetet. “Në Turqi natyrisht që kosto është më e lartë por edhe kushtet sigurisht që janë më të mira. Klubet që kanë shkuar në Antalia nuk është e arsyeshme që pastaj të kanë probleme elementare ne Kosovë, siç janë pagat e futbollistëve, infrastruktura,  apo thënë më mirë mos te kanë tush për futbollistët, vend për gazetarët dhe tualetet për tifozët”.

Prishtina, Gjilani, Ballkani, Drita, Flamurtari, Feronikeli kanë zhvilluar fazën përgatitore në Turqi. /Insporti.com/

-->