Llumnica: Gjithmonë kam dyshuar te investitorët anglezë – klubet e Superligës duhet të shndërrohen shoqëri aksionare

Futboll 02 Qershor 2020 11:42

Prezantimi i tyre ishte bërë me një konferencë të bujshme në sallën e hotelit të njohur në Prishtinë. Çdo tifozë, futbollistë, anëtar i shtabit teknik, ishin në “qiellin e shtatë” për një arsye të vetme… “Ferizaj po bëhet me pronarë anglezë, do luajmë në Ligën e Kampionëve”, shkruan Insporti.com.

Arbnor Luta

I gjithë ky entuziazëm mbeti vetëm si një ide e shkruar në letër. Insporti në muajin dhjetor ka raportuar ekskluzivisht për largimin e investitorëve anglezë, të cilët udhëheqshin nga legjenda e futbollit anglez, Brian Deane.

Ferizaj gjatë gjithë këtij sezoni është përballur me probleme të mëdha financiare, duke mos paguar futbollistët me muaj të tërë. Për këtë arsye është larguar edhe trajneri Bekim Isufi. Për hir të vërtetës, Isufi kishte marrë drejtimin e klubit vetëm disa ditë para fillimit të sezonit. Pra, Ferizaj edhe para fillimit të sezonit ishte në kaos.

Ardhjen e bujshme të investitorëve anglezë, analisti i futbollit në vendin tonë, Ardian Llumnica e ka parë si një “farsë”.

Lluminca për Insportin ka deklaruar se që nga fillimi ka pasur dyshimet për seriozitetin e tyre. “Sinqerisht më duhet të deklarohem se që nga fillimi i kam pas dyshimet e mija me ardhjen e aksionarëve anglezë në Ferizaj. Se di si ka ndodhur por ka qenë proces i shpejtë i ngutshëm dhe që po del të jetë i gabuar apo edhe i dështuar. Çdo ardhje nga jashtë tek ne përcjellët me pompozitet por në shumicën e rasteve po dështojnë”.

Tutje, Llumnica thotë se anglezët ndoshta nuk e kanë njohur realitetin ballkanik dhe “klimën” e elitës tonë. “Duket anglezët nuk e kane njohur mirë klimën ballkanike, ligën tonë dhe rrethanat si funksionon futbolli tek ne. Kjo atmosferë në klub është de stabilizuese dhe faturën e saj klubi i Ferizajt është duke e paguar apo edhe do ta paguajë në sezonin e ardhshëm”.

Llumnica ka një lutje për klubet kosovare që të synojnë shndërrimin në shoqëri aksionare, por vetëm në rast se arrijnë marrëveshje me binzismen të fuqishëm. “Klubet duhet të privatizohen, ose të bëhen shoqëri aksionare. Por edhe këtu duhet të kemi kujdes sepse me pas po kemi probleme siç po kane disa klube në elitën tonë. Është e rëndësishme ta kuptojmë që futbolli tani kërkon aksionarë stabil, të bizneseve gjigante për ndryshe nuk zgjedhim probleme por vetëm do t’i shkaktojmë.”

Ferizaj renditet në pozitën e dhjetë me 25 pikë, vetëm tre pikë larg pozitës që ia siguron qëndrimin edhe për një sezon në Superligë.

“Ujqit” kanë vendosur që klubin ta drejtojë trajnerin Burim Qerkini, i cili disi ka arritur të stabilizojë formën e skuadrës. Kujtojmë se Ferizaj ishte në bisedime me trajnerin e njohur Bylbyl Sokolin, për që vendosën të vazhdojnë me Qerkinin. /Insporti.com/

-->