Llumnica: Prishtina fitores së fundit iu gëzua sikur të fitonte ndaj Ballkanit ose Dritës

Prishtina ka fituar me rezultatin 4:1 përballjen e fundit ndaj Dukagjinit, takim ky i luajtur në kryeqytet.
Por, deri në minutën e 65-të, kur u shënua goli i dytë i Prishtinës, këta të fundit u panë shumë të acaruar ndaj kundërshtarit.
Madje, pas ndeshjes, faqja zyrtare e Prishtinës ishte ironizuar me Dukagjinin duke shkruar se po të luanin kështu të motivuar gjatë gjithë kampionatit, mbetja në ligë e tyre nuk do të diskutohej.
Tensionet brenda fushës, dhe tensionet në bankën e Prishtinës i ka komentuar njohësi i futbollit kosovar, Ardian Llumnica.
“Ka kohë që Prishtinën nuk e kam parë aq nervoze në panik, brenda fushës dhe në taborin e kryesisë, iu kanë gëzuar fitores ndaj Dukagjinit sikur të fitonin ndaj Dritës ose Ballkanit”, tha fillimisht Llumnica.
“Prishtina erdhi nga ndeshjet që i kishte dominuar totalisht, ndërsa ndaj Dukagjinit hasi në vështirësi të cilët ishin mjaft kompakt. Gjithsesi, Prishtinës nuk i lejohet një nervozë e tillë në duelet tjera, pasi nëse nuk menaxhohet mirë kjo situatë mund të ketë pasoja më të rënda”, tha tutje Llumnica.