Loci e Rahoveci ndërpresin bashkëpunimin, klubi ndan këtë mirënjohje

Superliga 19 Qershor 2019 10:13

KB Rahoveci nëpërmes një deklarate kanë bërë të ditur se kanë ndërprerë marrëveshjen me trajnerin e tyre, Bujar Loci.

Klubi ka njfotuar se i ka ndarë një mirënjohje trajnerit, të cilin e falënderojnë për arritjet e deri tanishme me klubin.

Loci ishte trajner i KB Rahovecit për një vit e gjysmë, ndërsa ka arritur që klubin ta dërgojë në dy finale, atë të Kupës dhe të Superligës së Kosovës.

Kjo është deklarata e plotë e klubit nga Rahoveci:

Bujar Loci për 1 vit e gjysëm ka drejtuar skuadrën tonë në një rrugëtim jo të lehtë, deri te arritjet historike të sezonit të kaluar ku zhvillaum dy finale, atë të Kupës dhe Superligës.

Drejtuesit e KB Rahoveci kanë zhvilluar një takim me trajnerin Loci, ndërsa me marrëveshje kanë vendosur qe të mos e vazhdojnë më bashkëpunimin.

Bordi, skuadra por edhe i tërë Rahoveci i është falenderues dhe mirënjohës Locit për kontributin dhe gjithçka cfarë ka bërë për basketbollin në vendin tonë.

I dëshirojmë skuksese Bujar Locit në rrugëtimin e tij të ardhshëm ndërsa momentet me të do të mbesin në analet e historisë për skuadrën tonë.

-->