Loci paralajmëron transferime të reja

Superliga 03 Shkurt 2019 14:00

Trajneri i klubit të basketbollit, Rahoveci, Bujar Loci ka dhënë një deklarat së fundmi, ku ka folur për gjendjen aktuale të skuadrës, ecurinë e kampionatit, dhe përgatitjet për “Final 8”.

Në prononcim e tij për faqen e klubit në Facebook, ai gjithashtu ka potencuar se është shtuar nevoja për emra të ri në përbërje, transmeton insporti.

“Skuadra po vazhdon ritmin e stërvitjeve në nivel të lartë, jemi ballafaquar me disa lëndime por tash jemi të kompletuar dhe po ecim tutje. Kemi disa ndeshje të vështira para vetes. Jemi në kërkim edhe të dy basketbollistëve të huaj që janë shumë të nevojshëm për ne dhe shpresjom qe ata t’i kemi para ndeshjeve të FINAL 8”, ka thënë Loci.

Trajneri i Rahovecit ka folur edhe për ndeshjen ndaj Yllit qe e luan sot, duke thënë se skuadra nga Suhareka është në përparsi.

 

“Ata kanë levizur me transfere, luajnë para tifozëve të vetë dhe natyrshëm që do të jetē ndeshje interesante. Por dua të them se ne përkundër kësaj do ta bëjmë lojën tonë dhe po përgaditemin për këtë”, shtoi më tej Loci.

Ai ka shtuar se skuadra është e motivuar por thotë se nevoiten prurje të reja për të freskuar situatën sidomos në pozitën qendër, kjo pasi edhe kundërhstarët janë përforcuar.

“Ne duhet të jemi real dhe syqel qe skuadrat konkurente kanë lëvizur dhe unë kam kërkaur nga drejtuesit e klubit që të sjellin përforcime dhe jemi në një linjë për këtë qështje. Rahoveci meriton të ec përpara vecmas tash kur po bëhet me shtëpi dhe ne punojmë që t’i sjellim rezultate këtij qyteti “, ka shtuar më tej Loci.

Loci ka ftuar gjithë Rahovecin qe të qëdrojnë krah skuadrës në këtë periudhë të rëndësishme, ndërsa sipas tij, të gjithë duhet të jenë në palestrën “Mizair Isma”, për ta përkrahur skuadrën për ndeshjet e Kupës, por edhe ato të radhës në Superligë, që i luan në shtëpi. /Insporti.com/

-->