Lojë e ashpër – apo e kurdisur

Futboll 30 Korrik 2019 22:48

Shkëndija e Tetovës ka përfunduar aventurën evropiane  duke u “turpëruar”, me paraqitje të dobëta përkundër transferimeve që i ka bërë, shkruan Insporti.com.

Skuadra e drejtuar nga trajneri i mirënjohur Qatip Osmani nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim përballë Dudelange.

Ndeshja përfundoi me rezultatin baras 1:1. Ndërsa, ndeshja e parë kishte përfunduar me fitoren e Dudelange në Shkup me rezultat 1:2.

 

Në ndeshjen e parë skuadra shqiptare ishte në epërsi në pjesën e parë me rezultat 1:0, por në 45 minutat e dytë të asaj ndeshje ndryshoi gjithçka pasi Dudelange përmbysi rezultati dhe atë në minutën e fundit të ndeshjes, pas një reagimi tejet “amator” të mbrojtësve së Shkëndijes.

Kurse, në ndeshjen e sotme skuadra shqiptare e përfundoi ndeshjen me tetë futbollistë në fushë, pasi iu përjashtuan tre futbollistë me kartonë të kuq.

Të tre kartonët e kuq ishin pas minutës së 80-të. I pari ishte i Valmir Veliut pas dy kartonëve të verdhë, pastaj radha ishte e Valmir Nafiu dhe futbollistit me përvojë të madhe Agim Ibraimi. Ky i fundit e shënoi golin e barazimit dhe pastaj u përjashtua me kartonë të kuq.

Pas këtij eliminimi të turpshëm janë ngritur dyshimet se ndeshjet kanë qenë të “kurdisura” duke para rrjedhën e tyre.

 

Madje, edhe tifozët e skuadrës kuqezi kanë reaguar në faqen zyrtare të klubit në Facebook, duke shkruar se Shkëndija është duke u bërë “Skënderbeu i dytë” i skuadrave shqiptare.

 

Kujtojmë se Skënderbeu është dënuar me dhjetë vite mos pjesëmarrje në garat evropiane dhe një milionë euro nga UEFA për shkak të kurdisjeve të ndeshjeve.

 

Shkëndija edhe në ndeshjet në kuadër të Ligës së Kampionëve ishte shumë e “dyshimtë”, pasi u eliminua nga ekipi estonez Nome Kalju. Ndeshjen e parë e kishte fituar  si mysafir e kishte fituar 0:1, ndërsa në ndeshjen kthyese në Shkup kur ishte rezultat 1:1 (me këtë rezultat kualifikohej) në minutat e fundit pësoi një gol tejet qesharak. / Insporti.com/

-->