Lojtarët e Arsenalit e kanë distancuar veten nga ky lojtar në stërvitjet e skuadrës

Futboll 18 Janar 2019 16:38

Arsenali do të jetë nikoqir i Chelseat në “Emirates” të shtunën në një ndeshje që mund të ketë rol të madh në luftën për top katërshe.

Dhe prapë, pavarësisht rëndësisë së përballjes, emri i Mesut Ozilit po vazhdon të përmendet në kryetitujt e mediumeve britanike.

Mesfushori gjerman u la në shtëpi për ndeshjen kundër West Hamit në fundjavë, por ai thuhet se do të aktivizohet kundër “Të Kaltërve”.

 

FBL-ENG-PR-ARSENAL-MAN CITY

“The Sun” më herët raportoi se një numër i konsiderueshëm i lojtarëve të “Topçinjëve’ e kanë distancuar veten nga ish-ylli i Real Madridit në prapasken.

Ky raport nxiti shumë reagime për një prishje të harmonisë në zhveshtoren e Arsenalit.

“Askush nuk e di nëse Ozil, i cili nuk ka luajtur që nga ‘Boxing Day’, do t’i thotë ‘mirëdita’ ose ‘mirëmëngjes’ ndokujt më,” shkruhet në raportin e “The Sun”. /Insporti.com/

Arsenal FC v Wolverhampton Wanderers - Premier League

-->