Lojtarët e klubit të madhë spanjoll refuzojnë përgjysmimin e pagave

Futboll 03 Korrik 2021 18:22

Futbollistët e Barcelonës po refuzojnë shkurtimin e rrogave.

Gjiganti spanjoll Barcelona është duke kaluar në krizë financiare dhe po përpiqet të heq dore nga rrogat stratosferike të futbollistëve të saj.

Sipas mediave spanjolle shumë futbollist të Barcelonës po refuzojnë shkurtimin e pagave përkundër gjendjes së vështirë financiare që po kalon klubi.

Në anën tjetër ylli kryesor i ekipit Leo Messi është aktualisht pa kontratë dhe thuhet se nëse ‘Blaugranët’ dëshirojnë ta mbajnë atë duhet fillimisht ti shkurtojnë rrogat e futbollistëvë tjerë deri në 200 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e klubit spanjoll do arrijnë ta mbajnë yllin argjentinas apo ai do të largohet si futbollisti i lrië në drejtim të PSG ose Manchester City.

-->