Lojtarët e Unitedit të tronditur nga fotot dhe audioja e postuar nga e dashura e Greenwoodit

Lojtarët e Manchester Unitedit janë të tronditur nga fotot dhe videoja e postuar nga e dashura e Mason Greenwoodit.
Sulmuesi i Man Unitedit, Greenwood ishte arrestuar ditë më parë nga policia e klubit nën akuzat për përdhunim, sulm, dhunë seksuale dhe kërcënime me vdekje ndaj të dashurës së tij, Harriet Robson.
E dashura e tij kishte publikuar në faqen zyrtare video dhe foto duke pretenduar se ishte sulmuar nga Greenwood.
Lojtarët dhe stafi stërvitor ishin “të shokuar dhe të tmerruar” nga imazhet e publikuara dhe regjistrimi audio.
“Të gjithë janë shumë të shokuar. Kjo është shumë e ndryshme nga ajo që lojtarët zakonisht duhet të përballen”, shkruan Daily Mail.
Të hënën në mëngjes, trajneri, Ralph Rangnik zhvilloi bisedime me drejtorin sportiv, John Murtaugh në bazën e Manchester United.
Ata diskutuan situatën e Greenwoodit dhe folën gjithashtu për ndikimin që ajo që ndodhi mund të kishte në ekip.
Anglezi u lirua me kusht, por pavarësisht kësaj ai nuk do të stërvitet dhe të luajë për Manchester United.
Kujtojmë se, Man Unitedi ka hequr fanellat e lojtarit nga faqja zyrtare e klubit, u hoq nga lojërat e FIFA-s, dhe Nike ka pezulluar kontratën me të.