Lojtarët që kanë qenë pjesë e Real Madrid dhe PSG

Futboll 14 Shkurt 2018 11:10

Ekipet që ndeshen sonte në Ligën e Kampionëve, Real Madrid e PSG, në të kaluar ka ndodhur që kanë shkëmbyer lojtarë.

Në pothuajse 20 vitet e fundit kanë ndodhur transferime sa nga Real Madrid tek PSG dhe anasjelltas.
Ky numër i lojtarëve që kanë lëvizur gjatë këtyre viteve është shtatë dhe më poshtë mund t’i shihni emrat e tyre dhe vitet e kalimit.

Nicolas Anelka – në Real Madrid (1999-2000) dhe PSG në dy etapa (1995-1997 dhe 2000-2002)

Claude Makelele – në Real Madrid (2000-2003) dhe tek PSG (2008-2011)

David Beckham – në Real Madrid (2003-2007) dhe PSG (2012-2013)

Gabriel Heinze – në Real Madrid (2007-2009) dhe PSG (2001-2004)

Jese Rodriguez – Në Real Madrid (2011-2016) dhe në PSG (2016-2017 i huazuar)

Lass Diarra – në Real Madrid (2009-2012) dhe te PSG (2018 – ende vazhdon të luaj)

Angel Di Maria – në Real Madrid (2010-2014) dhe në PSG (2015 – edhe me tutje vazhdon) /Insporti.com

-->