Lojtari i Arsenalit pati rol të rëndësishëm në transferimin e Denis Suarezit në klub

Futboll 02 Shkurt 2019 10:53

Pas një kohe që u duk se nuk do të përfundonte kurrë, Arsenali më në fund konfirmoi se ka siguruar shërbimet Denis Saurezit, të mërkurën.

Suarez iu bashkua Arsenalit në formë huazimi nga Barcelona, deri në fund të edicionit, transmeton Insporti.

Mesfushori ka bërë 71 paraqitje në total për Barcën nga viti 2016, duke shënuar tetë gola dhe 11 asistime.

Sidoqoftë, pasi nënshkroi kontratën me “Topçinjtë”, Suarez ka treguar rolin që ka pasur Hector Bellerin në kalimin e tij në “Emirates”.


Dyshja njihet me njëri-tjetrin nga Kombëtarja e Spanjës, dhe Bellerin duket se ka kontaktuar me të, menjëherë pasi Suarez filloi të lidhet me Arsenalin.

“Kam folur me Hectorin, ai më shkroi një mesazh kur filluan spekulimet për mua,” ka thënë Suarez.

Derisa Bellerin mund të ketë ndihmuar që ta bindë Suarezin të kalojë te klubi londinez, mbrojtësi ka pak gjasa që të luajë me të këtë edicion.

Ai së fundmi i është nënshtruar operimit në gju, pasi e pësoi një dëmtim të rëndë në fitoren e skuadrës nga veriu i Londrës kundër Chelseat. /Insporti.com/

-->