Lojtari i Barcelonës del hapur: Dua të luaj me Cristiano Ronaldon

Futboll 14 Shkurt 2020 10:11

Ivan Rakitiç është dëshirë për shumë klube të mëdha të Europës, mes të cilave edhe i Interit e Juventusit.

Të dyja këto klube, që sivjet po rivalizojnë edhe për titullin kampion, kanë nisur të mendojnë për mesfushorin kroat, por ky i fundit edhe pse qëndroi pa shumë dëshirë në Kataluni, gjatë merkatos së janarit, duket se e ka bërë më shumë se gjysmë hapi, mbi destinacionin që pretendon për sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë të djeshme të dhënë për “AS” dhe i pyetur nëse do i pëlqente edhe përkrah Cristiano Ronaldos, pas aventurës me Lionel Mesin, Rakitiç e thotë troç:

“Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me të. Do isha i lumtur madje. Personalisht jam dëfryer shumë duke u ndeshur si kundërshtar me të dhe ndjesia që më ka lënë në fushë është se Cristiano është pa dyshim një ndër më të fortët e historisë së futbollit”.

-->