Lojtari i Inter, ndërron ambient përfundimisht

Futboll 20 Qershor 2018 12:23

Mbrojtësi anësor i Inter, i cili momentalisht është i angazhuar me përfaqësuesen e tij në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ka përfunduar transferimin e tij permanent te skuadra kampione e Turqisë, Galatasaray.

Japonezi Yuto Nagatomo, në janar të këtij viti ishte huazuar nga Inter te turqit e Galatasaray dhe kishte qenë lojtar standard në 15 paraqitjet e tij me kampionët e Super Ligës së Turqisë.

Përfundimisht Nagatomo dhe Inter vendosën pas afro 7 viteve t’i ndajnë rrugët, pasi mbrojtësi 31 vjeçar, sapo ka nënshkruar kontratë permanente me ekipin turk, nga e cila shitje Inter përfiton 3 milionë euro.

Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim, ishte personi kryesor i cili e shtyu këtë transferim të japonezit na Stamboll, kurse zyrtarizimi i marrëveshjes me klubin turk, pritet të finalizohet pasi Nagatomo ta përfundoj angazhimin e tij me përfaqësuesen e Japonisë në Botërorin “Rusia 2018”. /Insporti.com

-->