Lojtari i NBA me koronavirus qëllimisht prek të gjithë mikrofonët në konferencë për shtyp

Basketboll 12 Mars 2020 19:23

Rudy Gobert, lojtari i Utah Jazz në NBA, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Lajmi u përhap se 27-vjeçari është diagnostifikuar me virusin të mërkurën mbrëma.

NBA tash ka vendosur ta pezullojë sezonin.

Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është që Gobert me qëllim preku të gjithë mikrofonët dhe paisjet inçizuese në konferencë për shtyp të hënën.

Gjesti i Gobertit mund t’i ketë infektuar shumë njerëz të tjerë.

 

-->