Lojtari i Prishtinës: Le të garojmë në Shqipëri

Futboll 09 Korrik 2020 12:26

Lojtari i Prishtinës, Labinot Ibrahimi, e ka përkrahur idenë e tërheqjes nga garat të klubit kryeqytetas duke thënë se do të ishte bukur që Prishtina të garonte në Shqipëri dhe ta përfaqësonte Kosovën atje.

“Nuk mund të flas nëse Prishtina do të largohet apo jo. Por rikthimi në Shqipëri dhe të përfaqësojmë aty Prishtinën, do të ishte një ide shumë e bukur për futbollin shqiptar”, tha Ibrahimi për Sport Ekspres.

“Gjendja ime shëndetësore është tani e mirë, stabël, por në ato momente isha në gjendje shumë të keqe. Nuk mund të shikoja dhe t’i hapja sytë nga sprajti që përdori Policia e Kosovës, që u sollë në mënyrën më të keqe. Në vend që të na mbrojnë, ata na sulmojnë ne. Në fund e ndeshjes, kur mbaroj gjithçka, ne lojtarët me stafin teknik shkuam për t’i kërkuar llogari arbitrit kryesor Kreshnik Vula se përse e bëri gjithë këtë pisllëk, vetëm e vetëm që të largohet Prishtina nga gara”.

Prishtina u mund 2:1 nga Gjilani në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, në një ndeshje të tensionuar, një pjesë lojë të së cilës e zhvilloi me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit kontrovers të portierit Visar Bekaj, direkt me karton të kuq.

Pas ndeshjes pati tensione në fushë, me trajnerin Dallku dhe stafin e tij që shkuan për t’u kërkuar sqarime gjyqtarëve të ndeshjes, ndërsa policia ndërhyri me sprej.

-->