Lojtari që i mungoi Kosovës ndaj Malit të Zi e Bullgarisë, vjen me mesazh të rëndësishëm

Kombëtarja 13 Qershor 2019 08:40

Përfaqësuesi i Kosovës, Herolind Shala është shprehur i lumtur që është rikthyer përsëri në fushën e blertë.

Shala i mungoi Kosovës në dy ndeshjet e fundit për kualifikim në Kampionatin Evropian të futbollit, pas një lëndimi muskulor.

27-vjeçari u rikthye në stërvitje të mërkurën, rreth tri javë pasi u lëndua gjatë një takimi me skuadrën e tij Valerengan.

Mesfushori kosovar u rikthye pas tri javësh mungesë, gjë për të cilën është i lumtur.

“Jam i lumtur që jam rikthyer ta bëj atë që e dua më së shumti”, ka shkruar Shala pranë një fotografie të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Në vend të Shalës, në mesfushën e Kosovës krahas Besar Halimit luajti Idriz Voca.