Lojtari që ishte në bisedime me Kosovën, ftohet te kombëtarja e Austrisë

Futboll 28 Maj 2019 14:13

Futbollisti shqiptar që aktivizohet në Austri, Albert Vallçi, është ftuar te kombëtarja e Austrisë për t’u grumbulluar për dy ndeshjet e qershorit.

Austria do të ndeshjet me Slloveninë e Maqedoninë e Veriut në muajin e ardhshëm në kualifikimet për ‘Euro 2020’, shkruan Insporti

Vallçi i ftuar për dy ndeshjet e radhës te kombëtarja e Austrisë:

Vallçi i cili me pozitë është qendër-mbrojtës, por mund të luajë edhe në krahë, së fundmi shkëlqeu me Red Bullin ku realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë.

23-vjeçari që tani është ftuar te Austria, disa javë më parë ka qenë në bisedime me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

Insporti raporton se në muajin mars të këtij viti, menaxheri i ekipit kombëtar Bajram Shala dhe selektori Bernard Challandes ishin në Salzburg për të përcjellë një ndeshje të Vallçit nga afër.


Futbollisti shqiptar që prej moshës 14-vjeçare luan në futbollin austriak, teksa së fundmi iu bashkua skuadrës së madhe Red Bull Salzburg

“Kemi shikuar një ndeshje të ligës së Austrisë, jemi takuar me Vallçin dhe disponimi i tij i fillestar është shumë pozitiv”, kishte deklaruar Shala për Insportin, duke shtuar se do të kishte mjaft pengesa administrative.

Ky takim ishte cilësuar si konstruktiv, por që Vallçi kishte opsionin të zgjedhte të luante për Kosovën, Shqipërinë, Austrinë e madje edhe Rumaninë.

Vallçi është i lindur në Voitsberg të Austrisë dhe luan te skuadra e famshme austriake Red Bull Salzburg, ku u transferua në janar të këtij viti nga FC Wacker.

Në kampionatin austriak lojtari është paraqitur në 26 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime. /Insporti.com/

-->