Lokacioni ku mund të blihen biletat për ndeshjen Kosovë-Rumani

Kombëtarja 22 Shkurt 2019 14:55

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar audiencën se biletat për ndeshjen Kosovë-Rumani, e cila luhet më 24 shkurt në Prishtinë, do të jenë të disponueshme për t’u blerë më 23 dhe 24 shkurt.

Biletat do të shiten para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, tek obelisku “NEWBORN”, transmeton Insporti.

Të shtunën, më 23 shkurt, ato do të shiten prej orës 12:00 deri në 20:00, ndërsa të dielën, më 24 shkurt, shitja fillon nga ora 11:00 dhe përfundon në ora 20:00.

Këtu mund të blihen biletat e ndeshjes Kosova - Rumania

Çmimi i biletave do të jetë 2 Euro, ndërsa për bileta VIP do të jetë 10 Euro.

Përballja mes Kosovës dhe Rumanisë luhet në kuadër të Grupit B për parakualifikimet në Eurobasket 2021.

Ndeshja luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe fillon nga ora 20:30. /Insporti.com/

-->