Lokaj ofendon rëndë gjyqtarin e ndeshjes Llapi – Shkupi në transmetim direkt

Futboll 15 Korrik 2021 22:03

Komentatori i Radio Televizionit Publik të Kosovës, Andin Lokaj ka ofenduar gjatë komentit gjyqtarin kryesor të ndeshjes Llapi – Shkupi, e cila përfundoi pak minuta më parë me rezultatin baras 1:1, shkruan Insporti.com.

Lokaj gjatë komentit të një aksioni të sulmuesit Alban Shillova, i cili u pengua në zonë nga mbrojtësi i Shkupit, ofendoi gjyqtarin austriak Walter Altmann, i cili nuk akordoi penallti në të mirë të Llapit.

Komentatori i njohur pas vendimt të gjyqtarit në disfavor të Llapit, e ofendoi duke i thënë “po çka o ky gjyqtar, po kjo është penallti, o gjyqtar, o gjyqtar mickey maus”.

SK Sturm Graz Twitterren: "Änderung des Schiedsrichters: Harald #Lechner  leitet #STURBS anstelle von Walter #Altmann. Assistenten sind Andreas  #Witschnigg und Stefan #Gamper. Vierter Offizieller ist Felix #Ouschan.  #sturmgraz #110Sturm #tipicoBL… https ...
Walter Altmann

Ish komentatori i KTV-së dhe SuperSportit njihet për deklaratat e tij kontraverze në televizionin publik, pasi edhe vitin e kaluar kishte bërë një deklaratë përçarëse.

Lokaj deklaroi se nuk e do Kombëtaren e Shqipërisë dhe se e do vetëm të Kosovës. Këtë deklaratë e kishte bërë në emisionin “Imazh” në Radio Televizionin e Kosovës, ku edhe është i punësuar transmeton Insporti.com.

“Unë nuk e dua Shqipërinë o vlla, e dua Kosovën. Këto janë sene të babadimrit. Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”.

Llapi përkundër barazimit, eliminohet nga raundi i parë i  UEFA Conference League me rezultat të përgjithshëm 3:1. /Insporti.com/

-->